Lajme

Leonora Jakupi: Unë i respektoj institucionet e vendit nuk mbaj mbrëmje muzikore në kohë pandemie

Estrada kosovare është ajo e cila ka mbetur ende pa ndonjë vendim, për të filluar mbajtjen e ahenngjeve, mbrëmjeve muzikore dhe dasmave. Megjithatë, disa nga këngëtarët kanë filluar mbrëmjet muzikore në kryeqytet edhe pse Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Njëra nga këngëtaret e cila ishte kundër mbajtjes së dasmave në kohë pandemie dhe pati një debat të ash për me Labinot Tahirin, është Leonora Jakupi. Pasi që kolegët e saj tashmë kanë filluar mbajtjen e mbrëmjeve muzikore, GazetaBlic ka kontaktuar me këngëtaren se si e komenton këtë veprim të kolegëve pasi që kjo ka qenë ku ndër një gjëje të tillë.‘Secili e ka punën e vetë, nuk kisha pas deshirë më e komentu këtë pjesë’, tha ajo.

Po ashtu, GazetaBlic i ka parashtruar pyetje se a do të fillojë performancat e saj sikur artistët e tjerë? ‘Unë kam data të caktuara të mbrëmjeve muzikore, por unë i respektoj institucionet e vendit dhe do të pres deri në norma lizimin e situatës lidhur me pandeminë dhe do pres vendimin e Ministrisë’, përfundoi Leonora për GazetaBlic.

Source link

Back to top button