Lajme

Limaj për Qeverinë Kurti: Nuk garantohet një qeverisje stabile veç pse i keni numrat

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se është rrezik që i tërë pushteti të koncentrohet në një palë duar.

Këto komente Limaj i bërë për fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhje e 14 shkurtit. Ai tha se me gjithë këtë pushtet nga një parti, mund të kemi arrogancë dhe degjenerim të brendshëm.

“Kjo çka ka ndodhur në Kosovë është e pazakontë. Kjo mënyrë është e rrezikshme si do të reflektohet do të shihet. Është e rrezik kur pushteti koncentrohet në një palë duar. Arrogancë dhe degjenerim të brendshëm”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

“Nuk garantohet një qeverisje stabile veç pse i keni numrat”, u shpreh ai.

Ndryshe Nisma ka mbetur jashtë Kuvendi të Kosovës./Periskopi/

Back to top button