Magazina

Liridon Krasniqi tregon se është në një lidhje dashurie – kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën?

Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, jo rrallëherë ka qenë i komentuar në faqet rozë e rrjetet sociale. Krahas karrierës së suksesshme në botën e futbollit, ai shpesh u përfol edhe për jetën private.

E së fundmi, ylli nga Vitia i ka dhënë fund të gjitha aludimeve duke treguar se po shijon një lidhje dashurie.

I njëjti u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’, ndërsa një e tillë për jetën private nuk ka munguar.

“A je beqar”, ka qenë pyetja që i është parashtruar Krasniqit teksa shtoi: “Jo. Jam në një lidhje të lumtur. Është e para për mua. I mërzitur që nuk e dija më parë sa e bukur mund të jetë”.

Mesfushori nuk zbuloi më shumë nëse është fjala për ndonjë vajzë shqiptare apo të huaj.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim kur të shfaqë identitetin e partneres së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button