Lajme

Lirohen serbët e arrestuar në Merdare, Petkoviq: Shefi i OSBE-së s’ma hapi as telefonin

Është liruar nga Policia koordinatori serb që tentoi të fuste ilegalisht në Kosovë materiale për referendumin e së dielës.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton lajmi.net.

Përveç koordinatorit Marko Jankoviq, Petkoviq ka thënë se janë liruar edhe tre vozitësit e kamionëve që po tentonin që përmes Merdares të fusnin në Kosovë këto materiale të referendumit të cilin Qeveria e Kosovës ka vendosur mos ta lejojë.

“Ne liruam njerëzit tanë, por Policia e Kosovës dhe Prishtina konfiskuan materialin për votim në referendum, që është në kundërshtim me marrëveshjet. Materiali ka pasur t’i dorëzohet OSBE-së, ashtu sin ë vitet e kaluara. Në vend të saj, u paraqit policia me 10 vetura”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se menjëherë pas rastit e ka informuar edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Tutje, Petkoviq e ka akuzuar edhe shefin e OSBE-së në Kosovë, Mike Davenport se mbrëmë nuk ia ka hapur telefonin.

Walker: Sot Masakra e Reçakut ka vëmendjen e gjithë botës, për këtë kam shpresuar dhe kjo ndodhi

William Walker s’ka mundur që të udhëtojë drejt Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut. Walker përmes një video mesazhi ka thënë se i vjen shumë keq që si rezultat i pandemisë, dhe për shkak të një operacioni të vogël që ka pasur nuk ka mundur që të jetë i pranishëm në ceremoninë e sotme.

“Shpreh zhgënjimin tim që s’jam në mesin e njerëzve që përkujtojnë ngjarjet tragjike në fshatin Reçak. Kjo është shprehje e zhgënjimit që s’jam aty . Më tej kërkoj falje për arsye të njohura që është pandemia dhe COVID dhe për shkak të moshës sime, dhe për shkak të një operacioni që bëra disa javë më parë, më është dashur të kapërcej dëshirën time, dhe të flas me ju falë ndihmës së zyrës së kryeministrit”, ka thënë Walker, raporton Gazeta Express.

Walker thotë se rëndësia e Masakrës së Reçakut si një rast unik është rritur nga viti në vit.

“Reçaku zë një vend shumë të veçantë në zemrën time, dhe plotësisht i kuptoj ata që pyesin se pse Reçku është më i rëndësishëm”, ka thënë Walker.

Walker thotë se tashmë e gjitha bota ka vëmendjen kur flitet për Masakrën e Reçakut dhe thekson se kjo është ajo për të cilën kishte shpresuar të ndodhte.

Derisa kujton se si në të kaluarën kishte ngurrim nga disa ambasadorë të huaj që të merrnin pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj Masakre.

“Çdo vit ceremonia e 15 janarit është ndjekur me vëmendje të madhe, nga Kosova, diaspora dhe e gjithë bota. Kjo është ajo që kam shpresuar se do të ndodh dhe ka ndodhur. Në të kaluarën ajo që përkujtohej më 15 janar shmangej nga të tjerët, psh nga komuniteti ndërkombëtarë, disa nga ambasadat s’donin të merrnin pjesë, por kjo ka ndryshuar”, ka thënë Walker, raporton Gazeta Express.

Walker tutje ka potencuar se asnjëherë s’do të harrojë gjithë vizitat që ka bërë në Reçak gjatë 22 viteve të kaluara dhe s’do ta harrojë asnjëherë vitin 1999 dhe se sa i dëmtuar ishte Reçaku nga ngjarjet e asaj kohe.

Megjithatë ai thotë se ndjehet shumë i lumtur teksa sheh që gjërat në Reçak kanë ndryshuar për mirë dhe jo vetëm aty, por në gjithë Kosovën. Por shton se nuk i pëlqen fakti kur dëgjon që në Kosovë ende ka mungesë të energjisë elektrike apo që Kosova nuk e ka nën kontroll virusin.

“Reçaku tani ka ndryshuar. Dhe kjo vlen edhe për Kosovën. Kur kthehem dhe shoh progresin që është bërë dhe gjërat që po ndodhin..

Jam i pikëlluar të dëgjoj për mungesën e energjisë elektrike dhe që Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin. Këto gjëra më pengojnë”, ka shtuar tutje ish-diplomati amerikan.

Ai ka thënë se asnjëherë s’do ta harrojë Reçakun dhe ka premtuar se në vitin 2023 do të jetë i pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut.

“Kur shoh njerëz në rrugët e Reçakut, Shtimes, Malishevës, Prishtinës. Kur shoh buzëqeshjet që rrallë i keni para më 1999 në ato ditë të këqija para ngjarjeve të vitit 1999 që sollën çlirimin e Kosovës. Kur nuk do ta harrojë çfarë Reçaku do të thotë pë rmua. Shpresoj që viti 2022 do të sjell çlirimin nga koronavirusi, Për mua Reçaku është ngjarje unike,

Pra të gjithëve në Kosovë dhe në Reçak u uroj të gjitha të mirat për vitin e ri dhe unë do të jem aty në vitin 2023.Faliminderit që më dëgjuat”, ka thënë Walker në fund./GazetaExpress/

Gjykata Speciale e fton për intervistim të riun nga Deçani që në kohë të luftës ishte vetëm 6 muajsh

I riu nga nga Deçani, Musa Lekaj ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, shkruan Reporteri.net.

Lekaj ka thënë se me datën 18 të këtij muaji duhet të paraqitet për intervistë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndonëse në periudhën e luftës ai ishte vetëm 6 muajsh.

“Çuditrisht dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh!!”, ka shkruar ai Lekaj.

Gjatë vitit të kaluar, një ftesë e tillë i kishte ardhur edhe një personi i cili në kohë lufte ishte vetëm 8 vjeç.

Ish-ushtari i UÇK-së nga Drenica që Adem Jashari i kishe besuar një kundërajror: Ka qenë i kompletum me të gjitha (VIDEO)

Shenjat që ka lënë lufta e fundit në Kosovë, mbesin gjithmonë të hapura në zemrat, mendjet dhe trupat tanë, edhe sikur të kalojnë ditë, muaj, vite, dekada e shekuj.

Ata që i mbijetuan këtij tmerri edhe sot në rrëfimet e tyre ndjen pranin e tyre viteve të ftohta e të zeza për vendin tonë. I tillë është edhe rrëfimi i bashkëluftëtarit të Komandantit legjendarë Adem Jasharit, Rrahim Hoxha dhe momentit të futjes së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Përjetimet e para për mua janë të papërshkrueshme çfarë gëzimi ka qenë me rrok pushkën me atë mendimin tim me lirua popullin me shliru këtë popull, përjetim më të madh e gëzime më të mëdha s’kom ni as nuk kam me ni nashti edhe me qindra vjet”, tha Hoxha.

Hoxha për ne rrëfen edhe disa nga Momentet me komandantin Adem Jashari.

Ish-ushtari i UÇK-së i argëton lopët me muzikë! Kjo është arsyeja (VIDEO)

Puna më bujqësi është njëra nga vepritarit kryesore ekonomike në vendin tonë e cila po siguron të ardhurat për shumë familje në Kosovë, shkruan Republika Online.

Një veprimtari të tillë po bënë edhe ish-ushtarku Tafë Çeku nga Irzniqi i Deçanit, i cili ka hapur një fermë të bagëtive.

Dikur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku bashkë në shokët e tij Iuftuan për ta çliruar atdheun, por uniformen ushtarake nuk e hoqi as pas çlirimit të vendit, Tafë Çeku u bë pjesë e Trupave Mbrojtese të Kosovës deri në vititn 2009, shokët e tij kaluan nga TMK në FSK, ndersa Çeku nbeti jashtë uniformes ushtarake.

Qe nga ai moment jeta e ti ndryshoj, nga Prishtina ai u kthye per të jetuar në fshatin Irzniç te Deçanit, duke mos pasur me zgjidhje tjetër ai hapi një fermë te bagëtive./Republika Online

Ai thot se ketë fermë e ka filluar ketë punë me vellezër e babain e krejt familja janë te punësuar në të, e kisha shumë të vështirë te merrem me këtë veprimtari pasi qe isha i orientum edhe i trajnum edhe i shkollum për ushtri, ai rrefen edhe se si kujdeset për bagëtitë./Republika Online

Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si e mbyti një kapiten rus që ta marrë hɑkun për Mujë Krasniqin

Ish-ushtari i UÇK-së, Vesel Aruçi, në emisionin Frontal të T7, ka rrëfyer rastin se si e vr*au një kapiten për të marrë hakun e Mujë Krasniqit.

Aruci tregoi se mercenarin rus e vrau në kufi gjatë Betejës së Kosharës.

“Bile veç një hak që e kam marrë, mercenarin e Rusisë që ma ka pru Zoti me e vra në kufi në Koshare”, është shprehur Aruci.

“Ai ka qenë rasti më i mirë për hakmarrjen e shokëve. E kam pasur rastin, normalisht në bashkëpunim me shokët, por unë e kam pasur afër edhe e kam vr*a”.

Tutje, ai tha se edhe kryeministri rus e ka përmendur në Kuvendin e Rusisë që është vr*arë nëj kapiten rus.

“Kryeministri rus në parlament e ka përmend që na u ka v*ra një kapiten rus”, ka thënë Aruci.

“Kur me pyeten gazetarët amerikanë çka të ka shty që e ka vra, ju thash me e marrë hakun për Mujë Krasniqin shokut tim Rifat Mziut dhe atyre shokëve që kanë rënë në betejën e Pashtrikut”, shtoi Aruçi.

Ish-ushtari i UÇK-së: Nuk e lejoj fëmijën tim të shkojë në shkollë

Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri ka thënë se ai si prind nuk do ta dërgojë fëmijën e tij në shkollë, deri në qetësímin e situatës me K0víd në vend.

Ai thotë se shëndeti duhet të jetë në rend të parë, pasi edhe më parë ka pasur familjarë të ínfektuar me K0víd dhe për shërímin e tyre nuk ka pasur asnjë ndihmë nga shteti.

“Duke e percjell me vemendje situaten ne disa portale ne vend,rastet e K0vídit i cili po shfaqet edhe tek femijet jam i detyruar te marr kete vendim.

Postimi tij:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button