Lajme

Lirohen tre nga të arrestuarit gjatë aksionit të djeshëm të Policisë në veri




Me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt tre nga tetë personat e arrestuar gjatë aksionit të djeshëm të Drejtorisë së Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Doganës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se pesë të dyshuarit e tjerë për përfshirje në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra, janë dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas policisë, mallrat të cilat u gjetën dhe u sekuestruan gjatë operacionit në shtëpi banimi e lokale, kapin vlerën e qindra mijëra eurove.

Po ashtu në raportin e policisë thuhet se protestuesit të cilët bllokuan rrugën me mjete transportuese, përdorën armë zjarri, granata dore, bombola gazi, shok bomba, duke u shkaktuar lëndime trupore dhjetë zyrtarëve policorë dhe duke dëmtuar disa automjete zyrtare.

Dhjetë të dyshuar të tjerë për kontrabandë me mallra, që u shpallën dje në kërkim, nuk janë kapur ende nga Policia e Kosovës, e cila po vazhdon hetimet për këto raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button