Lajme

Lirohet ura mbi Liqenin e Ujmanit, vendoset KFOR-i




Protestuesit serbë kanë liruar urën mbi Liqenin e Ujmanit, ndërsa kanë zhvendosur kamionët në një korsi të rrugës.

Ura tashmë është e lirë për qarkullim, ku edhe kanë kaluar ushtarët e KFOR-it.Tashmë ka mbetur edhe një barrikadë pa u liruar e cila është disa metra afër kufirit.

Situata raportohet të jetë e qetë në këto momente, derisa ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë me patrullime në pikat kufitare.Ndryshe, sot pritet që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët që qojnë në Bërnjak dhe Jarinjë.

Nga vendkalimet kufitare pritet të largohen Njësia Speciale dhe aty pritet pozicionimin i KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button