Lajme

Loredana zbulon datat e turneut të ri dhe çmimet e biletave

Loredana ka zbuluar datat e koncerteve të turneut të ri.

Loredana ditë më parë njoftoi se të gjithë ata që kishin blerë bileta për turneun e saj të ri, mund t’i shfrytëzonin ato në datat e reja të koncerteve, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi që e bëri së fundi, reperja bëri të ditur se turneu është shtyrë për vitin 2021 dhe koncertet fillojnë nga 26 shkurti për të vazhduar deri më 20 mars.

Çmimet e biletave për koncertet e Loredanës janë rritur, kjo për shkak se ajo tha se ka pësuar humbje financiare për shkak të pandemisë.

Çmimi për biletat e koncerteve të Loredanës varion nga 81.95 deri në 121.90 franga zvicerane.

Artistja njoftoi se sallat janë bërë më të mëdha, ndërsa kushdo që dëshiron ta anulojë biletën, paratë do t’i kthehen.

Burimi

Back to top button