Magazina

Lulja me të fejuarin marrin vëmendje në Prizren

Lule Mustafa është këngëtarja e njohur kosovare e cila pëlqehet nga një masë e gjerë.

Ajo dallohet për baladat e bukura që i interpreton me zemër e shpirt.

Lulja këndon vetëm , e jo rrallë herë bëhet bashkë edhe me motrat të gjitha të njohura tek publiku.

Para dy vitesh Lulja i dha fund beqarisë, ajo u fejua me Alban Sertollin, e që pas fejesës ata nuk janë ekspozuar më bashkë në rrjetet sociale.

Për këtë është pyetur shpesh edhe këngëtarja se pse e mban kaq të mbyllur jetën private, e që përgjigjigjja ishte e thjesht duke thënë se jeta private është private.

E për t’iu vënë kapak dyshimeve e thashethemeve se mbase mund të jetë ndarë ajo ka sjellë një imazh me të fejuarin, të cilën kanë pozuar shumë këndshëm duke i dhënë hijeshi edhe Prizrenit./Kosovarja/

Back to top button