fbpx
MuzikeTV/FilmYjet

Manjola Nallbani vjen me poza tërheqëse nga “Air Albania Stadium”

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, ka marrë pjesë të dielën në inaugurimin e Stadiumit “Air Albania”, i njohur ndryshe si Arena Kombëtare.

Përveçse ka ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Francë, Nallbani ka qenë e ftuar edhe për të argëtuar të pranishmit me muzikë, në zonën VIP.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nag stadiumi, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me një fustan të zi dhe xhaketë.

“Të këndoja mbrëmë në sallën “VIP” në ditën e inaugurimit të stadiumit të ri – Arena Kombëtare “Air Albania” ishte sinqerisht emocion i veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Manjola në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram.

Këngëtarja Nallbani është e njohur për zërin e saj të shkëlqyer dhe interpretimin e këngëve ‘live’, me çka edhe ka bërë që atmosfera aty ku ka kënduar të ishte në maksimum.

View this post on Instagram

⚽🇦🇱❤

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani) on Nov 19, 2019 at 9:05am PST

Përveç Manjolës, atë ditë kënduan edhe emra tjerë të njohur të skenës si: Era Istrefi, Flori, Aurela Gaçe, Besa, Juliana Pasha. /Telegrafi/

The post Manjola Nallbani vjen me poza tërheqëse nga “Air Albania Stadium” appeared first on Telegrafi.



Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close