Lajme

Martin Shkreli kërkon lirimin nga burgu për të zbuluar ilaçin kundër COVID-19

Martin Shkreli, 37-vjeçari nga Brooklyn me prindërit emigrantë me origjinë shqiptare i cili aktualisht është duke vuajtur një dënim prej 7 vjetësh për mashtrim kërkon lirimin nga burgu për të gjetur kurën kundër koronavirusit.

Në një letër hulumtimi 11-faqesh të postuar në faqen e internetit të Prospero Pharmaceuticals, një kompani ku Shkreli është bashkëthemelues që në maj të 2015, sipërmarrësi i burgosur paraqet tetë ilaçe ekzistuese që mund të përdoren për të trajtuar COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Shkreli thotë se përpjekjet e deri tanishme të industrive farmaceutike nuk shkojnë shumë larg, duke thënë se ai mund të ndihmojë si një nga pak drejtuesit me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve.

Në kërkesën e lirisë së tij ai thotë se do të asistojë në një grup kërkimor për ilacin kundër COVID-19 për një periudhë 3 mujore dhe se lirimi i tij pas periudhës së COVID nuk është zgjidhje.

Në dokument shkruhet:

Unë po kërkoj një raport të shkurtër (3 muaj) për të ndihmuar në punën kërkimore mbi COVID-19. Lirimi pas-COVID nuk është për asnjë. Si një sipërmarrës i suksesshëm i biofarmës dyfishtë, pasi kam blerë kompani të shumta, kam shpikur ilaçe të ndryshme, unë jam një nga të paktët drejtues me përvojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve.
Kujtojmë se Martin Shkreli u bë i njohur në të gjithë vendin pas themelimit të “Turing Pharmaceuticals”, me blerjen e ilaçit që trajton infeksionet parazitare “Daraprim” dhe duke rritur çmimin e tij në 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë. Në dhjetor 2015-s Martin Shkreli u akuzua për mashtrim lidhur me dy fonde investimesh dhe një kompani farmaceutike.

Burimi: Forbes |

Burimi

Back to top button