Lajme

Masat e reja: Hiqet ora policore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që të bëjë lehtësimin e masave antiCOVID në vend.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka marrë vendim që të hiqet ora policore për të gjitha komunat dhe nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes.

Po ashtu, studentët që deri tani kanë mbajtur ligjerata online, do t’i rikthehen në objektet e fakulteteve.

Ndryshe, edhe bizneset që janë në zonë të kuqe do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”, tha ajo.

Ndryshe, mbi 63 mijë qytetarë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u shfaqen rastet e para me Covid-19 në Kosovë. 1,532 persona kanë humbur jetën, ndërsa 54, 661 pacientë janë shëruar. Aktive mbeten 6,896 raste.//gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button