Lajme

Mblidhet LDK-ja, vendos për mandatarin

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot për emrin që do ta propozojë për kryeministër.

Tashmë në selinë qendrore të kësaj partie ka filluar mbledhja e kryesisë ku do të vendoset për emrin.

Deri më tani, është bërë e ditur se të gjitha strukturat janë të pajtimit që të nominohet për kryeministër lideri i partisë, Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje, siç raporton T7 pritet që të marrë pjesë edhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani.

Osmani është shprehur kundër koalicionit me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button