Lajme

‘Më huton klientët’, Dorina Mema detyrohet të marrë vendimin e papritur për Kejvinën

Modelja e fitnessit, Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku gjatë intervistës ka treguar se ka stërvitur personazhe mjaft të njohur publik, mes tyre dhe Kejvina Kthellën.

Për Kejvinën, Dorina u shpreh se preferon të mos e ketë më në palestër, sepse i huton klientët. Ajo tregoi se modelen e duan shumë, por tani ajo po vazhdon karrierën në Amerikë.

“Kejvinën e kam stërvitur, nuk e marr se huton palestrën. E duan, e duan vërtet Kejvinën, e duan. Kejvinën e kam stërvitur, është në Amerikë. Le ta lemë në Amerikë, në Hollivud”, tha Dorina.

Këtë pjesë nga intervista e ka postuar edhe Kejvina e cila duke qeshur shkruan “Iku Kevi”.

Burimi

Back to top button