Lajme

Me këtë foto, Loredana shton më shumë dyshimet se është bashkë me Mozzik

Loredana dhe Mozzik ditët e fundit janë përfolur për një ribashkim të mundshëm.

Në rrjete sociale ka qarkulluar një video e tyre, ku u panë bashkë në një dyqan në Stutgart, e më pastaj Loredana ishte për vizitë në Kosovë.

Dyshja njihen si të dhënë edhe pas makinave luksoze, të cilat nuk hezitojnë t’i reklamojnë në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

Së fundi, Loredana publikoi video ku shfaqi dy vetura, e njërën prej tyre më parë e kemi parë në positmet e Mozzikut.

Me këtë veprim, fansat janë akoma më të bindur se çifti janë ribashkuar, ani pse nuk ka ende konfirmim nga ana e tyre.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Hana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button