Lajme

Më së shumti 15,000: Gjermania vendos kufizime ndaj fuqisë punëtore nga Ballkani

Më së shumti 15,000: Gjermania vendos kufizime ndaj fuqisë punëtore nga Ballkani

Gjermania do t’i vendosë kufizime fuqisë punëtore nga Ballkani, për shkak të numrit të madh të papunëve në vend, shkaku i pandemisë Covid-19. “Welt am Sonntag” shkruan se kufizimet do të kryhen në bazë të vendimit të vitit 2016 për lehtësimet për qytetarët e Ballkanit.

Zëdhënësi i koalicionit CDU/CSU për politika të brendshme në Bundestag, Mathias Middelberg ka thënë për gazetën gjermane se janë në një rënie të madhe ekonomike dhe se tani kanë 600.000 të papunë më shumë sesa para një viti.

“Në një gjendje të tillë, mosndryshimi i rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk përbën opsion. Prandaj po bëjmë fushatë për kufizim të qartë të rregullores: dy në vend të pesë vjetëve dhe një kuotë vjetore prej më së shumti 15.000 vetash”, shtoi ai.

Source link

Back to top button