Lajme

Mediat britanike: Kim Jong un dyshohet se ka vdekur mbrëmjen e të shtunës

Kim Jong Un, Udhëheqësi Suprem i Koresë së Veriut dyshohet se ka vdekur mbrëmjen e të shtunës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, sipas burimeve të shumta që vijnë nga Koreja e Veriut dhe Lindja e Largët, pasi ai nuk është shfaqur që prej dy javësh.

Megjithatë burime të tjera thanë se ai ishte në shtratin e tij të vdekjes në një gjendje vegjetative pa shpresë për ringjallje pas një operacioni në zemër.

Për shkak të natyrës së regjimit ultra sekret në Korenë e Veriut pretendimet për vdekjen e Kim Jong-un janë shumë të vështira për tu verifikuar para një njoftimi zyrtar shtetëror.

Kujtojmë se dje Kina nisi një grup mjekësh për liderin suprem. Burime të tjera të pakonfirmuara, thanë që Kim kishte vdekur pasi ekipi mjekësor kinez arriti shumë vonë për ta shpëtuar atë pas operacionit të dështuar të zemrës.

Burimi

Back to top button