Lajme

Mefail Bajqinovci: Llafazanëve të LDK-së duhet t’ua shtrijmë dorën për intelegjencën e mashtrimit

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci teksa ka komentuar deklaratat e zyrtarëve qeverisës për zhdukjen e fjalës “korrupsion” nga diskurski publik, ka thënë se në të njëjtën ditë është arrestuar nënkryetari i kësaj partie për po këtë vepër penale.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka zhvatur buxhetin e qytetarëve, duke marrë pagë nga Universiteti i Prishtinës, pa shkuar asnjëherë në punë, shkruan lajmi.net.

“Llafazanët e LDK-së, të cilëve duhet t’ua shtrijmë dorën për inteligjencën e mashtrimit të popullit, po vazhdojnë shkatërrimin e shtetit tash e sa vite, madje kësaj radhe duke marrë pushtetin ilegalisht”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Parti e korruptuar, shtet-shkatërruese e mashtruese

Derisa po flisnin dje në Kuvend, kinse LDK-ja me qeverinë Hoti ka ndalur korrupsionin, iu arrestua nënkryetari i saj, Haki Rugova, për të vetmen arsye, korrupsion.

Në anën tjetër, kryetari i asaj partie, Isa Mustafa, ka zhvatur paranë e qytetarit të Kosovës që 4 vite, duke marr pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar asnjëherë.

Me këtë qeveri ilegale që po ia mbajnë vetes pro-amerikan, SHBA-ja dhe BE-ja u tërhoqën nga monitorimi i Këshillit prokurorial të Kosovës, pasi sipas tyre ky sistem është shkatërruar.

Llafazanët e LDK-së, të cilëve duhet t’ua shtrijmë dorën për inteligjencën e mashtrimit të popullit, po vazhdojnë shkatërrimin e shtetit tash e sa vite, madje kësaj radhe duke marrë pushtetin ilegalisht.

Le të vjedhin e të shkatërrojnë shtetin sa të munden, sepse kjo është hera e fundit e tyre në pushtet. Le të bëhen bashkë të gjithë, e te shohim se a kanë guxim të garojnë kundër Vetëvendosjes.

Do i mposhtim aq thellë, aq sa shumë prej tyre do të tërhiqen prej jetës politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button