Lajme

Melihate Tërmkolli për Albin Kurtin: I “gjithëdijshmi” që “nuk di” asgjë!

Melihate Tërmkolli, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë një shkrim në Facebook, ku ka hedhur disa akuza për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo thotë se përderisa ia mbylli derën Amerikës, dhe ia ka hapë portat e mëdha Serbisë e Rusisë, kjo është politika kombëtare strategjike e kryeministrit të qeverisë në largim, Albin Kurti.

Ja shkrimi i saj:

I “gjithëdijshmi” që “nuk di” asgjë!

Përderisa ia mbylli derën Amerikës, ia ka hapë portat e mëdha Serbisë e Rusisë! Kjo është politika kombëtare strategjike e Albin Kurtit! Pyetja dhe shqetësimi më normal që shtrohet në këtë rast është se: A po vëhen në zbatim Planet Ruse-serbe në Kosovë, me Albinin Kryeministër në detyrë, nën maskën e “ndihmës” për COVID’19 ?!

Mbase dikush duhet të dijë ç‘farë po ndodhë në vendin tonë sepse Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti po deklaron se “nuk di” asgjë!

Kjo nuk është lojë!

#MT

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button