Melinda Ademi e tepron me kete shprehje te piste

Këngëtarja Melinda Ademi pret një vit të bujshëm në karrierën e saj.Autorja e “Melodia” ka postuar foto në Instagram nga festa e Vitit të Ri ku tregon linjat e saj trupore.
“Hej 2022, sille te ku…”, ka shkruar Melinda, e cila në skenën muzikore u bë e njohur në vitin 2018 me publikimin e “Lulija”.
Ndryshe, Melinda Ademi e filloi karrierën e saj në spektaklin e talenteve American Idol në vitin 2011, ku u zgjodh si pjesëmarrëse, edhe pse pa arritur një pozicion të mirë. Ajo u kthye në të njëjtën garë dy vjet më vonë, duke arritur në gjysmëfinale.
Fifi me mesazh për ata që janë të lumtur
Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, gjatë vitit që lamë pas ka qenë ndër yjet më të komentuar në showbizin shqiptar.Kjo pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP, që e riktheu në qendër të vëmendjes për çdo lëvizje që ka bërë.
Ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ndërsa shpesh publikon imazhe e video të ndryshme me fansat.
E njëjta këtë herë ka shpërndarë një tjetër imazh në Instagram, nëpërmjet të cilit thotë: “Ti shkëlqen ndryshe kur je me të vërtet e lumtur”.Përkundër sfidave që ka hasur në vitin e kaluar, ajo duket se e ka marrë veten dhe se po ndihet e lumtur.