Lajme

Menaxheri i Shkurte Gashit për GazetaBlic: Si qeveria Hoti, Kurti apo Thaçi cilado qoftë nuk i kanë respektu këngëtarët

Këngëtarja, Shkurte Gashi është njëra nga artistët shqiptare e cila është e ftuar të argetojë të pranishmit në dasma dhe ahengje.Vendimi për Anulimin e dasmave nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje nga pandemia Covid-19-të shkaktoi reagime nga artistët shqiptar, po ashtu mos marrja e ndonjë vendimi deri më tani duke u lënë një farë forme pas dore ka bërë që këngëtarët të nisin mbrëmjet muzikore, shkruan portali GazetaBlic.Madje, disa prej tyre tashmë janë duke performuar, kujtojmë këngëtarin Besart Halimi i cili ka performuar në një lokal në Prishtinë.

Duke e ditur se Shkurte Gashi ka një numër datave të caktuara për dasma, GazetaBlic ka kontaktuar me menaxherin e këngëtares Ukë Gjugja i cili cakton datat e dasmave të këngëtares.GazetaBlic, ka pyetur menaxherin e Gashit se a i ka anulu dasmat artistja dhe sa ka qenë humbja që ajo ka pësuar?
‘Shkurta është shumë e kërkuar në dasma dhe ahengje dhe të githë pothuajse e dim kapacitetin e saj, kështu që nuk i ka anulu datat sepse njerëzit nuk kanë dasht me i anulu duke e ditur atmosferën që ajo bën. Sa i përket humbjeve nuk ka humb sepse datat e muajve të kaluar sa kemi qëndruar në karantinë nuk i ka anulu’.

Sa i përket asaj se a ndihet këngëtarja e neglizhuar si artiste e estradës nga Ministria e Shëndetësisë duke mos marrë ndonjë vendim deri më tani, menaxheri Gjugja tha; ‘Si qeveria Thaçi, Hoti a po Kurti cilado qoftë nuk i kanë respektu këngëtarët të gjithë e dim në Kosovë sa të rëndesishme janë dasmat, pothuajse të gjithë varen nga to duke u nisur nga restorantet, sallonet e bukurisë e të tjera’.‘Do e respektojmë vendimin e Ministrisë por si do veprojnë të gjithë edhe ne‘, përfundoi menaxheri i këngëtares për Blicmedia kur u pyet se a do fillojë Shkurta mbajtjen e dasmave.

Burimi

Back to top button