Lajme

Meraklike e veturave të shtrenjta, Kjo është jeta luksoze e Donikës, vajzës së Sylejman Selimit (FOTO)

Donika është e bija e gjeneralit, Sylejman Selimi.Ajo vazhdimisht e ekspozon jetën e saj në rrjetin social Instagram, aty ku ndiqet nga më shumë se 5 mijë ndjekës.

Në fotografitë dhe videot e publikuara shihet luksi i përditshëm në të cilin ajo jeton, shkruan “Front Online”.

Donika nuk u ndahet veturave të shtrenjta, si kësaj BMW-je X5 M, vlera e të cilës në tregun e veturave sillet mbi 50 mijë euro.

Meqë pos BMW-së ajo shihet duke vozitë edhe vetura të markave tjera, që po ashtu njihen për luksoze, Audi e Mercedes.

Të kushtueshme i ka edhe dhuratat e gjësendet që i blen, e të cilat janë të brendeve të njohura, ku si duket është meraklike e atyre të firmës, Gucci & Balmain

Donika është shumë e dhënë edhe pas parfumeve të cilët i ka më bollëk, ato janë të firmave të ndryshme, Chanel, Armani, Dior, Dolce Gabanna & Prada, që në treg shitën me kosto të lartë./ “Front Online”.

1080 raste të reja me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në grupmoshën deri 19 vjet.

Në grupmoshën 10-19 vjeç janë regjistruar 899 raste të reja, ndërsa atë 0 deri 9 vjet 181 raste të reja.

Në Kosovë sot është vendosur rekord i rasteve të reja me koronavirus, plotë 2708 me një shkallë pozitiviteti prej 24.99 për qind. Më së tepërmi raste të reja pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 1035, pasuar nga Mitrovica 234 dhe Peja 215.

Sot në mbledhjen e Komitetit për menaxhim të pandemisë COVID-19 u tha se shkollat do të jenë të fundit që do të mbyllen.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se tetë shkolla aktualisht janë duke zhvilluar mësimin në distancë.

Dy humoristët e njohur Hasan Murseli, i njohur ndryshe edhe si mixha Bibë, dhe Simon Tanushi me emrin artistik Mikeli, kanë publikuare humorin e tyre të radhës në kanalin e tyre në Youtube, shkruan ALBANEWS.ORG

Biba niset për të shkuar të një fqinj si msit, por rrugës e takon Izetin i cili e detyron Bibën ta marr me vete.

E mixha Bibë kërkon nga Izeti që ta lavdoj atë në prani të Sabitit, mirëpo aty ndodh krejt e kundërta.

Për më shumë ndiqeni videon:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm në një komunikatë për media ka njoftuar se, nga muaji qershor i vitit 2021 ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në shtetin Kroat dhe Gjerman.

Më datë 19.01.2022 njëri nga të pandehurit, i kërkuar me urdhërarrest është arrestuar dhe në bazë të deklaratës së tij është arrestuar edhe personi i dytë si bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria, ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh për dy të pandehurit, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

Këta të pandehur dyshohen se me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i mashtrojnë personat tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “Timi & Zaimi”, si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shuma të ndryshme të të hollave.

Deri në këtë fazë, prokuroria ka arritur të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti, mirëpo duke pas parasysh provat e grumbulluara deri në këtë fazë, rezulton se numri i të dëmtuarve është tejet i madh, andaj Prokuroria bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, thuhet në njoftim nga Prokuroria e Prizrenit.

Rritja e çmimit të rrymës ka ngjallur reagime të shumta nga opozita në Kuvendin e Kosovës por edhe nga shumë qytetarë.
Një nga këta të fundit e që vie nga Komuna e Gjakovës përmes një shkrimi në Facebook ka ironizuar me propozimin e fundit të ZRRE-së e me vendmin më pas të Qeverisë së Kosovës.

Na n’familje e kemi bo me ndrrim me kqyr oren e rrymës. Si t’mrrin 599 e nalim siguresen. #GjakovarLifeStyle”, ka shkruar ai.

Qytetarë të shumtë kanë shprehur kreativitetin duke krijuar ‘meme’ pas shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike sipas tarifave të reja të propozuara nga ZRRE, ka shkaktuar pakënaqësie të shumta tek qytetarët, por s’kanë mbetur anash as idetë kreative të qytetarëve duke ironizuar me kryeministrin Kurti.

Pas lajmit për shtrenjtimin e rrymës elektrike, ka pasur shumë reagime pakënaqshme tek qytetarët, ngase tarifat e reja do jenë problematike për t’u paguar.

Por ka pasur edhe qytetar që janë tallur me ngritjen e çmimit të rrymës.

Qytetarët kanë publikuar fotografi qesharake dhe kanë shkruar disa shkrime mjaft kreative.

Nga një janari i këtij viti, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji në disa prej qyteteve të Kosovës, raporton Express

Ujin për 1 cent më shtrenjtë do ta paguajnë në fund të këtij muaji konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, KRU “Gjakova”, ndërkaq ata të KRU “Bifurkacioni” do ta paguajnë 2 centë më shtrenjtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Rregullator, rritje ka pasur vetëm në tarifat për ujin e pijshëm, derisa në ato për ujin joshtëpiak ka pasur ulje prej dy centë.

Tarifat e KRU “Prishtina” për vitin 2022

Tarifat e KRU “Prishtina” për vitin 2021

Ndërkaq ndryshime në faturë nuk do të kenë konsumatorët e KRU “Hidrodrini” në Pejë, KRU “Mitrovica” e “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë.

Në Kosovë, 78 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm përmes sistemeve publike të menaxhuara nga kompanitë rajonale të ujësjellësit. Qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.

Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, Batllava në Podujevë, Badoci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibri në Mitrovicë, Morava e Binçës në Anamoravë dhe Lepenci në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë.

Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, raporton Gazeta Express.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

KEDS-i ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, rryma do të ndërprehet për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet, shkruan lajmi.net.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS-it, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

19.01.2022

Punime të domosdoshme për siguri te sistemit

Gjakovë

1.

Nga NS 35/10 kV Malishevë do të ndërprehet:

LP 10kV Mirusha (kodi: 82082002) nga ora 10:00 deri 12:30

Vendet: Rrugët: 603 Adem Jashari (1 konsumatorë), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 606 Pavarësia (1 konsumatorë). Fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardh, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë.

Arsyeja: Ndërrimi i grupeve matëse dhe transformatorëve të djegur matës rrymor.

2.

Nga NS 35/10 kV Malishevë do të ndërprehet:

LP 10kV Banja (kodi: 82082008) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: Rruga 602 Gjergj Kastrioti – Skenderbeu dhe fshatrat: Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Ndërrimi i grupeve matëse dhe transformatorëve të djegur matës rrymor.

Pejë

1.

Nga NS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:

LP 10kV Qyteti (kodi: 52000012) nga ora 10:30 deri 12:30

Vendet Rrugët: Abedin Rexha, Dëshmorët e Kombit (një pjesë), Ded Gjon Luli (një pjesë), Haxhi Zeka (një pjesë), Isa Boletini (një pjesë), një pjesë e Klinës, Lidhja e Prizrenit, Maluzhganë (një pjesë), Marie Shllaku (një pjesë), Mehdi Morina (një pjesë), Mujë Krasniqi, Sheshi Mujë Krasniqi, Qendra Zejtare (një pjesë), Skender Rexhepi dhe një pjesë e rrugës Struga.

Arsyeja: Vendosja e grupeve matëse pas ndërrimit të ormanit të tensionit të ulët.

2.

Nga NS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:

LP 10kV Klinavci (kodi: 52000002) nga ora 13:30 deri 15:30

Vendet fshatrat: Bekaje (një pjesë), Binq, Gjurgjevik i Vogël, Grapc, Kërnicë, Klinavcë, Leskoc, Ranoc (një pjesë) dhe Shtupel.

Arsyeja: Vendosja e grupeve matëse pas ndërrimit të ormanit të tensionit të ulët.

Gjilan

1.

Nga NS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet:

LP 10kV Kllokoti (kodi: 61065004 ) nga ora 13:00 deri 14:00

Vendet: Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Xhylekarë.

Arsyeja: Drejtimi i shtyllës së tensionit të mesëm që është gati duke u rrëzuar.

Mitrovicë

1.

Nga NS 110/10 kV Skenderaj do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Bajram Aliu (kodi: 74000011001) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Shtëpitë në afërsi të Stadionit në Skenderaj ,, Bajram Aliu’’.

Arsyeja:Rregullimi i kulmit të NS pasi pajisjet e NS janë në ambient të hapur dhe rrezikohen nga dëmtimi.

Prizren

1.

Nga NS 110/10 kV Therandë do të ndërprehet:

LP 10kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetishtë dhe Sllapuzhan.

Arsyeja Ndërprerje emergjente për siguri të sistemit – Balancim i ngarkesës ne TR1 dhe TR2 në NS 110/10kV Theranda.

2.

Nga NS 110/10 kV Therandë do të ndërprehet:

LP 10kV Shvepsi (kodi: 32000013) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: 28 konsumatorë komercial në Shirokë dhe Zonën Industriale.

Arsyeja Ndërprerje emergjente për siguri të sistemit – Balancim i ngarkesës ne TR1 dhe TR2 në NS 110/10kV Theranda.

20.01.2022

Punime nga palët e treta

Prishtinë

1.

Nga 35/10kV Fushë- Kosovë do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV Stabiliment tek HIB nga ora 09:30 deri 14:00

1.NS 10/04kV NPT “Art-com”me kod: 15018014168

2.NS 10/04kV AL-Petrol Vragoli-Miradi e Epërme me kod: 15018014090

3.NS 10/04kV NTSHN”Patroni” Habib Morina me kod: 15018014095

4.NS 10/04kV Rezerva-deponi karbur, Hysni Jusaj me kod: 15018014100

5.NS 10/04kV AHN GROUP SHPK baza e asfaltit me kod: 15018014114

6.NS 10/04kV QKA (EUROLABI ) me kod: 15018014116

7.NS 10/04kV DF-GROUP me kod: 15018014117

8.NS 10/04kV Condor- Beton me kod: 15018014138

9.NS 10/04kV Nazif Nazifi me kod: 15018014142

10.NS 10/04kV Shefshet Morina “BETON PLUS”Sh.P.K. me kod: 15018014216Vendet: Petrol Company, Shtypshkronja “Zeri”, Asllani dhe Dimi.

Arsyeja: Bartja e kthinave nga TS i vjetër në TS e ri, si dhe punimi i 6 lidhëseve kabllore sipas pëlqimit elektro-energjetik, projektit të aprovuar.

Prizren

1.

Nga NS 110/35/10kV Therandë do të ndërprehet:

LP 10kV Shiroka (kodi: 32000005) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: rrugët: 560 Brigada 123, 563 Nëna Terezë, 583 Endrit Kavaja (një pjesë), 584 Bajram Curri, 585 Ibrahim Lutfiu (një pjesë), 586 Zenun Kepa, 587 Haxhi Zeka, 588 Bedri Pejani, 590 Xhavit Syla, 591 Avdyl Beqiraj (një pjesë), 592 Xhemajl Rexha (një pjesë), 593 Shaban Polluzha (një pjesë), 599 Bahri Gallapeni (një pjesë) dhe 600 Nebih Hodo Kuçi.

Arsyeja: Realizimi i sistemit Hyrje/Dalje 10kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

2.

Nga NS 35/10kV Zhur do të ndërprehet:

LP 10kV Poslishta (kodi: 30035006) në dy termine 09:00 deri 10:00 dhe nga ora 16:00 deri 17:00

Vendet: Poslishta, Grazhdaniku, Kobi I, Kobi II, Gurthyesi Renelual Tahiri, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II dhe Muradema.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulimi me ndarësit e tensionit të mesëm.

3.

Nga NS 35/10kV Zhur do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Mustaf Kurtaj-Vlashne (zhegure) (kodi: 30035006026) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Konsumatorët në TR Mustafë Kurtaj, servis veturash, mobileria real.

Arsyeja: Dislokimi i rrjetit 10kV sipas zgjidhjes teknike.

Gjilan

1.

Nga NS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

LP 10kV Rogana (kodi: 62000012 ) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Hodonc, Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Katushnicë (një pjesë) dhe Rogaçicë.

Arsyeja: Me qëllim të realizimit të punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik, projektit të aprovuar.

Gazetari, Vehbi Kajtazi, e ka kritikuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e çmimit të rrymës për qytetarët që shpenzojnë mbi 600 kËh rrymë në muaj, shkruan Gazeta Metro.

Kajtazi ka thënë se Kurti po ua shtrejton faturëën shqiptarëvë që e sollën në pushtet, e po ua paguan rrymën serbeve në very që nuk e njohin në postin që ka.

“Qeveria Kurti po ua shtrejton energjine elektrike shqiptareve qe e sollen ne pushtet, ndersa vazhdon t’ua paguaj faturat serbeve ne veri qe nuk e njohin ate si kryeminister, e as Kosoven si shtet”, shkroi ai në Tëitter.

Qeveria ka vendosur ta aprovojë propozimin e ZRRE-së për ta shtrnjtuar energjinë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 600 kËh rrymë në muaj.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protesta kundër paralajmërimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike në vend.

Molliqaj ka thënë se dokumenti i publikuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ku parashihet të ketë rritje çmimit të rrymës, është shqetësues.

Sipas tij, rikthimi i sistemit të blloktarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Ai ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar këtë vendim të Qeverisë dhe ZRRE-së.

Shkrimi i plotë:

PARALAJMËRIMI I RRITJES SË ÇMIMIT TË RRYMËS ËSHTË PARALAJMËRIM PËR PROTESTA

Dokumenti i publikuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ku parashihet të ketë rritje çmimit të rrymës është shqetësues. ZRRE kërkon 132.7 milionë euro shtesë. Sërish. Qytetarët po paguajnë dy fish për energji elektrike. Dhe kur e dimë që s’janë bërë as një muaj nga subvencionimi prej 20 milionë euro. Edhe këtë herë qytetari po e hudhë spirancën për ta shpëtuar kurbën e profitit të privatit. Çmimi i rrymës në Kosovë është më i lirë për shkak se ne e paguajmë pjesën tjetër me shëndetin tonë. Ne nuk mund t’i paguajmë ekspertët e jashtëm sa herë që qeveria Kurti lëshohet në paranoja.

Rikthimi i sistemit të blloktarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve. Kjo rritje parashihet të ndodhë për të gjithë konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600KhË. Rritja e çmimit do të jetë ndërmjet 80% – 100%. Në shoqërinë tonë ngrohja me rrymë ka shumë pak alternativa, shtrenjtimi i çmimit do të përfshijë shumë familje.

Nëse KEK-u ka bërë ndonjë investim në gjeneratorë, ka sens rritja e çmimit. Por, sipas raporteve të fundit financiare të KEK-ut, kjo korporatë ka pasur fitim vjetor mbi 20 milionë euro, që i bie se çmimi i gjenerimit është më i lartë se që paguajmë ne.

Kalkulimi i çmimit të energjisë bëhet duke e llogaritur koston e prodhimit, që në Kosovë nuk ka pasur ndonjë ndryshim, duke llogaritur investimet në distribuim, që në Kosovë nuk janë duke u bërë as ato për të cilat ne tashmë kemi paguar.

Kosova duhet t’i ndryshojë politikat e gjenerimit të energjisë, t’i heqë listat korruptive të pritjes, dhe të japë licenca të gjenerimit të energjisë së ripërtrishme nëpërmjet ankandit. Qeveria të mos tregohet frikacake, por të krijojë kushtet që KESCO të shtrijë faturimin edhe në Veri. Qeveria ta ndalë koketimin me KEDSin dhe ta obligojë atë t’i ulë humbjet, siç është e paraparë me marreveshjen e privatizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button