Teknologji

Mercedes ka filluar ta testojë në mot të ftohtë makinën e dytë që mbushet me rrymë


Kjo makinë, është parë teksa lëvizte nëpër rrugë me borë. Deri më tani, Mercedes e ka në treg një makinën që në tërësi mbushet me rrymë, që është EQC SUV, transmeton Shkruje.Por, kjo do të ndryshojë së shpejti, pasi ky prodhues gjerman është duke punuar në një tjetër makinë elektrike, që do të rivalizojë me Volkswagen ID.

Tashmë dihet se modeli EQE është në përpunim e sipër, ndërsa duket se gjithçka është gati, pasi Mercedes ka filluar ta testojë në mot të ftohtë. Makina e dytë që mbushet me rrymë nga Mercedes, është parë nga afër dhe në të gjitha këndet, por se shtresat e kamuflazhit ia mbulojnë t’i shihen linjat që i ka. Raportohet se ky Mercedes 469 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 4.5 sekonda, si dhe autonomi deri në 700 kilometra.

Dukja që ka makina është shumë e rëndësishme, andaj nëse duan që gjithçka të bëhet në fabrikë, iu nevojitet të mendojnë me kohë Mund të thuhet se Tesla Cybetruck, është një prej makinave më kontroverse, për të cilën janë dhënë komentet më të çuditshme, por edhe është pëlqyer në masë të madhe,Pjesa e jashtme e kësaj makine, është e bërë nga metali që nuk ndryshket, ndërsa i ofron shoferit dhe pasagjerëve siguri maksimale.

Lidhur me këtë pjesë, blerësit e kësaj makine duhet të marrin një vendim të rëndësishëm kur e porosisin sepse vjen në çfarë ngjyre apo shtrese. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Tesla, Elon Musk kur është pyetur nëse Cybertruck mund të porositet me ngjyrë të caktuar. Ngjyra nuk është i vetmi opsion më të cilin mund të kërkohet kjo Tesla me përmasa gjigante, ka mundësi edhe të mbështillet me shtresa që kanë çfarëdo dizajni të ilustruar në to. Së bashku me këtë opsion, që është në mesin e shumë opsioneve tjera që do t’i ketë kjo makinë, pritet të jetë edhe një çmim të konsiderueshëm.


Back to top button