Magazina

Meridiani ironizon me banorët në BBV, thotë se përdorën familjarët për të fituar pikë

Meridiani iu është përgjigjur pyetjeve të mini intervistës së tij me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ish banori i BBV me po atë transparencë si i thoshte gjërat brenda shtëpisë po vazhdon edhe jashtë.

Meridiani ka hapur një pyetësor ku ndjekësit patën mundësinë ta pyesin më shumë rreth eksperiencës së tij në Big Brother Vip, ndër të tjera ai u pyet edhe për jetën e tij private, kryesisht se si qëndron statusi i tij.

“S’na ke treguar a je i martuar? Dhe gruan se ke bere publike ta shihnim se bbv na ka shpif”, shkroi dikush nga ndjekësit.

Ndërsa Meridiani nuk ka përtuar të ironizojë me konkurrentët në Big Brother ku sipas tij po përdorin familjarët për të fituar pikë.

“E kam treguar por nuk paskeni qene vigjilente, jam futur ne nje format per Meridianin jo per te perdorur familjare te mi per te fituar pike aq me teper kur nuk duan aspak te jene publike, familja eshte e shenjte”, shkroi Ramçaj./Lajmi/

Meridiani nuk ndalet, thumbon Einxhel pas rikthimit të saj në shtëpi

Meridian Ramçaj është një nga ish-konkurrentët e “Big Brother VIP Albania”, i cili u eleminua javën e kaluar nga shtëpia.

Me daljen e tij, ai ka bërë shumë deklarata lidhur me banorët e shtëpisë, ku kryesisht ka sulmuar Donaldin, që nga vendimi i këtij të fundit për ta çuar në televotim.

Megjithatë, së fundmi, ai ka thumbuar edhe Einxhel Shkirën, banorja e cila u televotua nga publiku për të lënë shtëpinë, edhe pse fati qe me të, për ta rikthyer sërish në lojë.

Mesa duket, ish-banori ka vendosur të reagojë lidhur me këtë situatë duke e thumbuar atë në rrjete sociale.

Fillimisht, ai ka postuar një ‘poll’ në llogarinë e tij të “Instagram” ku shtron pyetjen për ndjekësit:

“Kur shkoni me pushime si e preni biletën ju?” dhe alternativat e mundshme janë “Vajtje” dhe “Vajtje-Ardhje”.

Më pas, ai nis rubrikën “Ask me a question”, duke e bashkangjitur me shkrimin “A beson tek fati?” dhe me foton e një fallxhoreje, që duket se është një thumbim për moderatoren që është etiketuar si “fallxhorja” nga Ilir Shaqiri.

Meridiani lëshon deklaratën e radhës për Donaldin dhe Trixën: Do ndahen 30 ditë pas daljes

Meridiani ka qenë dje i ftuar në Fan Club, ish banori i BBV ka treguar detajisht eksperiencën e tij në formatin më të madh televiziv.

Ai është zhgënjyer shumë nga veprimi i Donaldit, ku si pasojë e nominimit të tij Meridiani u eliminua ani pse largimin e tij nuk e cilësoi si të denjë.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe lidhjen më të përfolur momentalisht Donald-Trixa.

“Nëse ka një njeri të përfshirë aty brenda dhe që po dëmtohet nga kjo anë sentimentale, është Trixa eshtë shumë e dhënë, shumë e lidhur, ditën e tretë kam hyrë në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë kur të dalë Semi nga shtëpia romanca e tyre do lulëzojë.

Ditën e parë që ka dalë Semi, ditën e dytë ato kanë lulëzuar”, u shpreh Meridiani.

Ramçaj tehksoi se tani që e sheh romancën e tyre nga jashtë, mendon se maksimumi 30 ditë pas daljes dyshja do të ndahen./Lajmi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button