Lajme

Merkel merr një vendim të madh për të huajit që janë Gjermani

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha të hënën se vendi i tij do t’ua mbulojë shpenzimet e trajtimit pacientëve të huaj, të cilët janë infektuar me koronavirus e që po mjekohen në Gjermani.

Gjermania nuk ka shënuar numër të madh të viktimave të virusit në krahasim me vendet e tjera të BE-së, si Italia, Spanja e Franca, prandaj ka pranuar për trajtim pacientë nga shtetet e tjera, kryesisht nga Franca.

Spahn tha se këtë veprim Gjermania e ka bërë si shenjë e vullnetit të mirë, me ç’rast është lehtësuar barra e spitaleve të stërngarkuara në vendet e tjera, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, trajtimi i të infektuarve të huaj Gjermanisë deri më tani i ka kushtuar 20 milionë euro.

“Gjermania do ta mbulojë koston e trajtimit të këtyre pacientëve. Kështu e kuptojmë ne solidaritetin evropian. Ekzistojnë vullneti dhe kapacitetet për të pranuar edhe më shumë pacientë, nëse është e nevojshme”, tha ministri i shëndetësisë.

Deri më tani, në Gjermani janë shënuar mbi 145 mijë të infektuar dhe 4,642 viktima, sipas faqes “Worldometers”.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button