Lajme

Merret vendimi për dy të dyshuar, rreth vrasjes së djeshme në Lipjan

Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të pandehurit A.S. dhe B.S, ku secilit u është caktuar masa prej një muaji e paraburgimit, shkruan Gazeta Metro.

I pandehuri A.S. dyshohet për vrasje të rëndë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërsa i pandehuri tjetër B.S. dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria, se më 6 prill 2020 kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.S. dhe i njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ndryshe, A.S nga Lipjani vdiq dje nga plagët e marra pas plagosjes, e cila siç dyshohet u bë nga kolegu i tij i punës./gazetametro.net

Burimi

Back to top button