Kronika e zezë

Mes dhimbjesh, u varros në Mitrovicë infermierja 44 vjeçare

Ka vdekur dje në moshë të re infermierja Shpresa Jusufi.

Varrimi i 44 vjeçares u bë sot në varrezat e fshatit Rekë të Mitrovicës, shkruan 02 Press.

E ndjera kishte punuar për 23 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami HaxhiBeqiri” në Mitrovicë, më saktësisht në repartin e alergologjisë.

Shpresa nga kolegët, miqtë e familjarët do të mbahet mend si një person me virtyte të larta njerëzore pasi që gëzonte respektin e të gjithëve pa dallim.

Ajo nuk u dorëzua deri në fund në betejën e saj kundër kancerit, e cila fatkeqësisht ia mori jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button