Lajme

Mësohen detaje për ngjarjen në kryeqytet/ Polici i kërkoi lejen e daljes, i riu i nxjerr armën nga çanta

Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi pak më parë në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi për mediat se një nga efektivët e “Shqiponjave” ka ndaluar për t’i kërkuar lejen e lëvizjes një djali.

Djali mbante një çantë në dorë çka ngriti dhe më tepër dyshimet e efektivit.

Personi i dyshuar u largua me vrap nga polici duke nxjerrë një armë nga çanta, të cilën ia ka drejtuar policit. Jaupi shprehet se në këtë moment i dyshuari ia ka drejtuar armën efektivit të policisë duke e kërcënuar se do ta qëllonte.

I ndodhur në këtë situatë polici ka qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi, ndërsa personi dyshuar i ka drejtuar armën sërish nën kërcënimin se do ta qëllonte. Në këtë moment polici ka qëlluar në drejtm të tij duke e plagosur.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë. Ajo ka qënë duke kaluar dhe aksidentalisht ka marre një plumb në këmbë.

Reban Jaupi tha:

Dua të informoj opinionin publik për këtë ngjarje që sapo ka ndodhur. Një punonjës policie i cili i ka kërkuar dokumentet e identifikimit një qytetari, ky i fundit nuk i është përgjigjur. Në këtë moment polici i ka kërkuar qytetarit se çfarë po mbante në çantë, dhe qytetari ka tentuar të largohet, por polici e ka ndjekur nga pas. Polici ka qëlluar në ajër, ndërkohë që qytetari ka nxjerrë armën nga çanta, dhe ja ka drejtuar policit. Në këtë moment polici i ndodhur nën kërcënimin e armës së qytetarit, ka qëlluar në kushtet e mbrojtjes. Nga qitja e pistoletës ka marrë një plumb në këmbë një vajzë që kalonte rastësisht aty.

Kemi të bëjmë me një person të rrezikshëm me precedentë penalë i shpallur në kërkim por që policia do të japë më vonë detaje për këtë.

Burimi

Back to top button