Lajme

Mësohet motivi dhe emrat e të përfshirëve në incidentin e armatosur në Lipjan ku humbi jetën një person

Gazeta Objektiv ka siguruar emrat e personave që u përfshinë në incidentin e armatosur në Lipjan, ku mbeti i vrarë një qytetar.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, në punishten e qendrës tregtare “Prishtina Park”, saktësisht te rrethi ku ndahen rrugët për në Lipjan dhe Ferizaj.

Sipas burimeve të Objektivit, personi me inicialet A.St. (emër i njohur për redaksinë) dyshohet se ka qëlluar për vdekje qytetarin A.Se.(emër i njohur për redaksinë).

Të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, kanë punuar në një firmë ndërtimore, (e njohur për redaksinë), mëson gazeta nga burimet. Madje, ata kanë qenë duke punuar bashkë në ndërrimin e natës.

Dyshohet se dorasi e ka qëlluar me armë tashmë të ndjerin A.Se. për motive banale pasi ky i fundit nuk e kishte lejuar ta voziste kamionin e punës.

Me këtë rast, në shenjë revolte, dyshohet se A.St. ka shkuar në shtëpinë e tij, e ka marr armën dhe është kthyer më pas në vendin e ngjarjes për ta privuar nga jeta kolegun e tij.

I vrari është baba i tetë fëmijëve nga fshati Gllanicë i Lipjanit. Objektiv mëson se ai ka jetuar në kushte jo të mira ekonomike.

 

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button