Lajme

Mësohet se nga çfarë problemi shëndetësor vuan Presidenti Thaçi

Presidenti i vendit është duke u trajtuar në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e presidencës bëhet e ditur se presidenti Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.

Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Burimi

Back to top button