FutbollSport

Messi po i hanë fjalët e veta, shikoni se çfarë ka thënë në vitin 2012


Leo Messi dëshiron të largohet nga Barcelona

Kjo mund të duket befasi për shumë kë, pasi të rrallë janë ata që në të kaluarën kanë menduar se argjentinasi një ditë do të kërkonte largimin nga Camp Nou, shkruan Reporteri.net

Messi në vitin 2012 kishte thënë se kurrë nuk do të largohej nga Barcelona. Largimi i tij do të bëhej vetëm nëse ashtu do të dëshironte klubi.

Por, ja që tani po ndodhë e kundërta, nuk është klubi që dëshiron largimin e ‘Pleshtit’, por është vetë argjentinasi që ka bërë një kërkesë të tillë.

“Të gjithë e dinë mirë se kurrë nuk do të largohem nga Barcelona”, deklaronte Messi në vitin 2012.

“Edhe nëse kjo ndodh, do të ishte sepse ata donin ashtu, jo pse vendosa unë. Kështu që qëndroj i qetë. Unë gjithmonë kam thënë që Barcelona është shtëpia ime,”. /Reporteri.net/


Back to top button