Lajme

Miku historik i Kosovës, Robert Dol, i jep mbështetje takimit të 27 qershorit në Shtëpi të Bardhë

Miku historik i Kosovës dhe ish-senatori amerikan, Robert Dol, ka mirëpritur lajmin për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është koordinuar nga i Dërguari Special i SHBA’së për dialog, Richard Grenell, dhe do të mbahet më 27 qershor.

‘’Bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre vendeve të pavarura është një lajm i mirëpritur. Unë i mbaj njerëzit e Kosovës në zemrën time çdo ditë dhe është dëshira ime më e sinqertë për paqe dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor.’’, ka thënë Dol.

Ish-senatori në postimin e tij ka bashkangjitur edhe foton e tij me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. /Express/



Burimi

Back to top button