Lajme

Milaim Zeka publikon fotografinë e Adem Jasharit duke pirë birra

Milaim Zeka ka publikuar sot një fotografi kur shihet Adem Jashari me miq duke pirë alkool.

Qe disa ditë në mediat kosovare është duke u përfolur kjo temë rreth Adem Jasharit, gjë e cila edhe ka nisur një debat të ashpër mes Zekës dhe imamëve kosovarë, në veçanti Shefqet Krasniqin.

Zeka ka komentuar debatin për Adem Jashari ku u diskutua se a kishte agjëruar apo jo muajin e Ramazanit.

“Tash unë me ju thënë që e kam në xhirime Adem Jasharin t’u pi birra, Adem Jashari ka pi birra. S’ka pasë fare të bëjë me këta ekstremistët, Muxhahedinsat. Adem Jashari ka qenë shqiptar, Kristal shqiptar ka qenë”, kishte thënë Zeka.

Back to top button