Lajme

Milaim Zeka thotë se u përleshen në studio Tomë Gashi e Nol Nushi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se në RTK ka ndodhur një rrahje mes Tomë Gashit dhe Nol Nushit.

Zeka i cili ishte pjesë e panelit në RTV thotë se në momentin që kanë dalë siglat ka ndodhur rrahja.

“Toma e ka fyer Nolin shumë rëndë ku ky i fundit e ka gjuajtur me ujë pastaj ne ndërhymë dhe nuk lejuam të bëhet diçka më e keqe”.

Zeka thotë se gjatë debatit kanë ndodhur fyerje të rënda.

“Unë personalisht nuk do të pranoja që askush i familjes sime të fyej Albin Kurtin siç po fyejnë militantët e Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Milaim Zeka./Telegrafi/

Burimi

Back to top button