Lajme

Mimoza Kusari flet me britma në Kuvend

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ka deklaruar se presidenti i vendit është udhëheqës i qeverisë Hoti.

Ajo ka denoncuar edhe festën e simpatizantëve të LDK-së, të cilët mbrëmë hodhën fishekzjarre në kryeqytet pasi u formua Qeveria Hoti. Për një gjë të tillë ajo përdori edhe dhimbjen e familjarëve të minatorëve që u mbytën dje në Novobërdë.

“Iu ka mungu debati dje, se e keni ditë që atë që s’keni mujtë me marrë në zgjedhje, e keni në tavolinë.” – tha znj.Kusari Lila, përcjell Periskopi.

Burimi

Back to top button