Lajme

Ministri i Arsimit e konfirmon: Mësimi pritet të nisë nga shtatori në shkolla

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka raportuar në komisionin për Arsim, lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2022.

Likaj tha se kanë përgatitur një master-plan që ka tri skenarë, e ku skendari i parë është më i preferuari, pasi planifikon që mësimi të nis në shkolla, por duke respektuar masat e rekomanduara, shkruan Reporteri.net.

“Ne kemi përgatitur një master-plan që ka tri skenarë që është për mësim të rregullt me 1 shtator në shkolla duke respektuar kushtet dhe duke u bazuar në një varg dokumentesh. Kemi përgatitur koncept dokumentet për secilën fazë, për klasën 1 deri 9 dhe kemi përgatitur monitorim për mësimin në distancë. Skenari është mësim edhe në shkollë dhe distancë dhe ai treti është më i keqi mësimi në distancë, por do ta aplikojmë vetëm te ndonjë shkollë që ka numër të madh të nxënësve apo stafit të infektuar. Skenari me i pëlqyer për ne është skenari i parë duke i respektuar masat e rekomanduara”, tha ai. /Reporteri.net/.

Back to top button