Lajme

Ministri i Shëndetësisë dhe ai i Punëve të Brendshme asnjë fjalë për vdekjen e 26 vjeçarit

Një 26 vjeçar i cili kishte ardhur nga Gjermania dhe po qëndronte në karantinë në Qendrën e Konvikteve ndërroi jetë sot pasi u hodh nga kati i katërt. Vdekja e tij ngjalli reagime nga politikanët, ndërkohë që dy personat përgjegjës në institucionet përkatëse ende nuk kanë thënë asnjë fjalë, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vdekjen e të riut duke thënë se sa më shpejt duhet të kryhen hetimet rreth rastit dhe të zbardhet ngajrja. Edhe Minsitria e Shëndetësisë ka reaguar duke kërkuar hetime.

Por megjithatë, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ende nuk ka thënë asnjë fjalë rreth rastit. Po ashtu, ushturesi i detyrës së minsitrit të Punëve të Brendshme end e nuk ka bërë të ditur se kush po heton rastin dhe a do të ketë përgjegjës për vdekjen e të riut.

26 vjeçari nuk kishte dashur të futej në karantinë pasi që ishte ankuar për probleme shëndetësore, bën të ditur KosovsPress, siaps dëshmive të një banori në konvikt. /Express/

Back to top button