Lajme

Ministri Selimi i dhuron një top basketbolli kryeprokurorit Lumezi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar sot Kryeprokurorin e shtetit Aleksander Lumezi, kanë biseduar për bashkëpunim për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ministri Selimi i ka dhuruar një top basketbolli kryeprokurorit Lumezi pasi ky i fundit ka qenë basketbollist, shkruan Reporteri.net.

Postimi i ministrit Selimi:

Pasi që ka qenë basketbollist, Kryeprokurorit Aleksander Lumezit, si simbolikë të parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, gjatë vizitës sime në Prokurorinë e Shtetit, i dhurova një top basketbolli, duke theksuar se topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit.

Në takim shprehëm vullnetin e dyanshëm për bashkëpunim për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit.

E sigurova, Kryeprokurorin se do të jem zëri i tyre në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për buxhetin dhe çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për funksionim efektiv e të pavarur të Prokurorisë së Shtetit, si pjesë e sistemit të drejtësisë.

Burimi

Back to top button