Lajme

Ministri Vitia, njeriu i dytë që më së shumti ka ndjerë dhembje për djaloshin nga Gjilani

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, ka komentuar për rastin e 26-vjeçarit nga Gjilani që bëri vetëvrasje në Qendrën studentore që po shërben si karantinë.

Kryeziu ka thënë se pa asnjë dyshim, pas familjarëve, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia është njeriu i dytë që ka ndjerë më shumë dhembje për të riun nga Gjilani.

“Ministrin Arben Vitia e njoh pak, për aq sa m’ka rastisur me e takuar disa herë, kryesisht zyrtarisht. Por, e besoj pa asnjë dyshim, se pas familjareve është njeriu i dytë që më së shumti ka ndje dhembje, për djaloshin nga Gjilani”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Vitia është kritikuar pas rastit tragjik të të riut që kishte ardhur nga Gjermania. Atij madje i është kërkuar edhe dorëheqja nga ky post nga opozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button