Lajme

Ministri Vitia sot tregon lehtësimin e masave ndaj Covid-19

Ministri I Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, sot do të mbaj konferencë për media më ora 15:30, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të MSH-së sot Vitia do të tregoj se cilat do të jenë masat e reja rreth Covid-19 në Kosovë.

Konferenca mbahet në Ministri të Shëndetësisë./IndeksOnline/

Nesër 1 maji, shteti iu tregon se ku duhet të qëndroni

02 05 2018 7192088 Prevalla[1]
02 05 2018 7192088 Prevalla[1]
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që me rastin e 1 majit, të vazhdojnë të respektojnë vendimin për kufizim të lëvizjes të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19.

Dëshirojmë të ju rikujtojmë se vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike dhe nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve në masë.

E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe të zbatoni vendimet e Qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Back to top button