Lajme

Ministria e Arsimit merr vendimin për vitin shkollor

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini doli në një konferencë për shtyp ku bëri me dije vendimin e marrë për vitin shkollor, i cili është ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas ministres, Shahini bazuar në rrethanat dhe vendimin e Task Forcës për koronavirusin është vendosur mbyllja e vitit shkollor për shumicën e nxënësve.

Shkollat do të hapen më 18 maj deri në 5 qershor vetëm për maturantët që të përgatiten për provimet e fundit, të cilat do të mbahen më 8-18 qershor, ndërsa të gjithë të tjerë do të vijojnë mësimin online.

Ministrja Shahini shtoi se do të anulohen provimet për nxënësit e klasave të 5-ta dhe ato të lirimit.

“Vendimin e marrë së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe kryeministrin për mbylljen e vitit shkollor. Ky vendim është marrë duke marrë vlerësimin e Task Forcës kundër koronavirusit dhe modelet e vendeve të tjera. Ky vit shkollor do të mbyllet ashtu si kemi planifikuar me udhëzimet në qershor 2020 për të gjithë nxënësit. Provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datave 8 dhe 18 qershor. Kjo na jep kohë të përgatisim diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë. Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Mësimi online do të vijojë për të gjithë të tjerët dhe për 4 javë”, deklaroi Shahini.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button