fbpx
KosoveLajme

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka disa muaj qe nuk i ka paguar puntorët

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka disa muaj qe nuk i ka paguar puntorët e angazhuar në institucionet vartëse të Trashëgimisë Kulturore!

MKRS- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sërish vonon pagat e punëtorëve të angazhuar nga Institucionet vartëse të trashëgimisë kulturore si: Instituti për Mbrojtjen e Monumentëve, Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, tash e më shumë se katër muaj ata nuk kanë marrë paga.

Disa nga punonjësit e intervistuar nga burimet tona shprehen të brengosur me këtë qështje, ata theksuan se një vonesë e tillë ka ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar por që atë kohë Drejtoresha e Departamentit të Trshëgimisë Kulturore, Dr. Vjollca Aliu ka thënë se “Vonesat kanë të bëjnë me procesin e rregullimeve të brendëshme buxhetore ( jo në mungesë të buxhetit).

Si dhe me zhvillimin e procedurave standarte operative të ndryshuara gjatë këtij viti (2019). Të njëjtat procedura, jemi të bindur se në vitin e ardhshëm (2020) do të jenë në funksion të plotë të zbatimit edhe nga ana e institucionëve vartëse të trashëgimisë kulturore,”. Por qe vonesa ne paga ka vazhduar edhe gjate ketij viti, ku puntoret ndihen të shqetësuar pasi qe gjendemi në këtë kohë pandemie dhe nuk dinë se ku ti adresojnë shqetësimet e tyre.

Ndersa në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Ministrja Vlora Dumoshi doli me një adresim për komunitetin e trashëgimisë kulturore permes nje video-mesazhi, ku u shfaq edhe pranë disa artefakte arkeologjike, mirëpo sa është e informuar ministrja Dumoshi, që puntorët të cilët kanë dhënë mundin e tyre në zbulimin e këtyre artefakteve ende nuk janë paguar!


Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close