Lajme

Ministrja Haradinaj Stublla: Mbi 1.400 kosovarë nga Gjermania u rikthyen në shtëpitë e tyre

Po vazhdon riatdhesimi i shtetasve kosovarë që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të pandemisë COVID-19.

Sot është bërë e ditur se do të vijnë në Kosovë, edhe 1.400 qytetarë që ishin në Gjermani, transmeton Indeksonline.

E përmes një postimi të bërë Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ata tashmë janë rikthyer në shtëpitë e tyre.

Ky është postimi i saj:

Kosova rikthen qytetarët e saj nga Gjermania.

Më shumë se 1.400 kosovarë u rikthyen në shtëpitë e tyre që nga shfaqja e pandemisë Covid-19.

Faleminderit Ambasadës së Kosovës në Gjermani, Institucioneve të vendit dhe autoriteteve gjermane.

Puna vazhdon!

Burimi

Back to top button