Lajme

Mjeku kosovar që po ndihmon të infektuarit në Shqipëri

Qemajl Aliu nga Shtimja është mjek internist në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ai është duke u kujdesur për pacientët me COVID-19.

“Realisht është përgjegjësi dhe sfidë në vete duke pasur paraqysh krejt ato që u thanë më sipër, por njëkohësisht kënaqësi dhe satisfaksion për të qenë pranë dhe bashkë me të sëmurët, duke i ndihmuar ata sa më shumë që është e mundur, për të fituar betejën me këtë virus që jo çdoherë është e lehtë dhe e mundur fatkeqësisht siç edhe e kemi parë”, thotë Aliu.

Rreziku për t’u infektuar është i madh.

“Ekziston rrezikshmëri e lartë për t’u infektuar, sidomos për ne që jemi në kontakt direct me këta pacientë. Vlen të përmendet fakti që në mesin e rreth 470 pacientëve që ka deri tani të diagnostifikuar, diku rreth 50 prej tyre janë staf mjekësor. Mirëpo, mundohemi maksimalisht që të jemi të kujdeshshëm në punë dhe të përdorim veshjen dhe masat mbrojtëse adekuate”, tregon ai.

Ai porosit të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi.

“Ju lutem, mundoheni maksimalisht t’i respektoni këshillat e dhëna nga mjekët dhe profesionistët që tashmë disa herë keni pasur rastin t’i dëgjoni, që nga ato higjenike e deri te mbajtja e distancës dhe qëndrimi në shtëpi”.

Burimi

Back to top button