Lajme

Mjeku Krasniqi: Ja kur mund të përmirësohet gjendja

Gjendja në Kosovë paraqitet e rënduar nga Koronavirusi. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë aty.

Ndërsa mjeku, Valbon Krasniqi është shprehur se nga gjysma e muajit maj situata në Kosovë prej koronavirusit do të qetësohet. Por gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar edhe se varet shumë nga sjellja e qytetarëve kjo gjë.

E gjithashtu gjatë fjalës së tij, ai ka thënë edhe se ishte e pritshme që numri i të infektuarve me koronavirus do të rritej në Kosovë.

Më tej ka thënë:

Krejt kjo varet nga sjellja e qytetarëve. Rastet që po konfirmohen tani janë rezultat i sjelljeve të qytetarëve i dy javëve më herët, ndërkaq mënyra se si do të sillemi tani si qytetar do të reflektohet në fund të muajit prill, eventualisht në fillim të muajit maj. Nëse virusi do të sillet me të njëjtat karakteristika si nëpër shtetet e tjera, dhe nëse ne si qytetarë respektojmë në masë më të madhe rekomandimet për t’ju shmangur kontaktit me anëtarët e tjerë të familjes, është e natyrshme se mbase në gjysmën e dytë të muajit maj të marrim frymë më lirshëm, po e them edhe njëherë se kjo varet nga sjellja e qytetarëve.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi nuk janë ndalur në Kosovë. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

Kujtojmë këtu se gjatë ditës së sotme një lajm i rëndë u raportua nga Kosova. Një grua shtatzënë ndërroi jetë nga koronavirusi.

Burimi

Back to top button