Lajme

Mjeku Pipero: Koronavirusi mund të zgjasë kaq vite

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur në lidhje me ecurinë e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas tij, javën që vjen do të fillojë rënia graduale, në të cilët numri i infeksioneve të reja do të jetë i ulët.

Pipero theksoi se fundi i prillit do na gjejë me më pak persona të prekur, ndërsa në maj mund të ketë vetëm raste sporadike.

Po ashtu ai tha se duhen lehtësuar gradualisht masat kufizuese, gjë e cila sipas tij do t’i ndihmonte qytetarët të rikuperohen edhe nga ana psikologjike.

Më tej mjeku theksoi që virusi mund të qarkullojë deri në dy ose tre vjet, por sistemet shëndetësore do të jenë të përgatitura për menaxhimin e situatës.

Mund të zgjasë dy deri në tre vjet por nuk do i gjejë më të papërgatitura sistemet shëndetësore. Shpresoj se nga fillimi i vitit vaksina do të jetë gati.

Burimi

Back to top button