Lajme

Mjeku shqiptar: Pacientët që kanë hasur koronavirusin kanë humbur nga 2-12 vite jetë

Mjeku shqiptar, Albert Troçi ka folur nga Milano në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se koronavirusi nuk është bërë në laborator dhe kjo gjë është e sigurtë. Më tej në intervistën e dhënë për ‘Report Tv’ ka thënë:

Që virusi është real, unë e prek me dorë se komplet spitali është me pacientë. Virusi ekziston. Këtë nuk mund ta lëvizim. Nga ka dalë? Është virus natyror, se po të ishte në laborator do të kishte një shenjë në kodin gjenetik, kjo do të dukej nga ekspertët. Pastaj a ka dalë apo jo nga laboratori këtë nuk mund ta themi. Tani nuk mund ta bëjmë këtë analizë. Që virusi nuk është bërë në laborator është i sigurt, vjen nga një specie në një tjetër. Mjeku shqiptar është shprehur se sipas një studimi në Skoci ata pacientë që kanë hasur koronavirusin humbur nga 2-12 vite jetë.

E më pas ka shtuar: Kjo është një pyetje e vështirë mund t’u them që nëse këto pacient nuk do të kishin pasur koronavirus. Sipas një studimi në Skoci, u tha se pacientët që kanë hasur koronavirusin humbur nga 2-12 vite jetë. Mjekët në Itali me urdhër nuk mund të marrin lejen normale. Por na ana tjetër besoj se këtë vit do të dalim, sektori më i prekur është turizmi, plazhe dhe po mundohen të gjejnë strategjinë, do të jetë e vështirë, normaliteti i ri do të na mësojnë si të sillemi.

Gjithashtu ai ka thënë që me ardhjen e verës shpreson të ulet numri i rasteve me koronavirus.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Back to top button