Lajme

Mjetet që do t’i përfitoj nga shpifja e tij do t’i investoj në WC publike

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka zbuluar se ka ngritur Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi.

Siç ka shkruar ai, padia u bë për shkak të shpifjes së Abazit në një nga televizionet e vendit se gjoja Haxhiu, ka diplomë nga Karachi i Pakistanit, njofton Klan Kosova.

”Sot edhe zyrtarisht kam ngrit Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi për shpifjen e tij në RTV Dukagjini, se gjoja unë kam diplomë nga Karachi i Pakistanit. Edhe pse unë i’a dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij, kështu që sot kam ngrit padi ndaj tij për shpifje.

Kush do që mundohet të përçmoj vlerat e mia me shpifje e linçime do t’i padis në Gjykatë. Shihemi në gjyq, Haki Abazi!

P.S. Shumën e mjeteve që do t’i përfitoj nga shpifja e Haki Abazit do ta investoj në WC publike në qytetet e Kosovës.”

Burimi

Back to top button