Lajme

Moderatorja shqiptare paguan qindra euro detektivin për të kapur mat të dashurin

Moderatorja e RTVOra, Ester Bylyku ka kujtuar kohët kur bëhej xheloze dhe madje ka punësuar edhe një detektiv për ta ndjekur ish-partnerin para pak vitesh.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ajo tregoi një nga skenat e saj më esktreme të xhelozisë, kur iu desh të paguajë qindra euro për të ndjekur të ish-të dashurin që i kishte thënë se do të dilte në një club me shokët.

“Kjo ka ndodhur para pak vitesh.

Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club.

Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin.

E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde.

I thash un të vij tek ai njeri? S’ka shanse.

Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashe këtu ka diçka që nuk shkon.

S’ka dashur që unë të shkoj me te.

Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër.

Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashe do e kap se sbën.

E pagova disa qindra euro. I thashë dua çdo foto dhe video dhe mos u kurse se unë atë doja.

Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij.

Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit.

Më kanë shkuar të gjitha lekët dëm.

Ka qenë shumë zhgënjim”, tregon Esteri.

Por për herë të parë, Esteri ka pranuar përballë Rudina Dembacajt se është e lidhur me një biznesmen dhe u ka ngjitur shumë me njëri-tjetrin.

“Jam e lidhur prej disa muajsh dhe ka një biznes të vetin dhe është shumë i mirë në fushën e vet edhe na ka ngjitur kur i thonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button