Lajme

Moment shokues kur pulëbardha e përpin lepurin për së gjalli

Një pamje e tmerrshme është publikuar në internet, ku një pulëbardhë e madhe shihet duke e përpirë për së gjalli një lepur.

Shpendi i uritur u incizua në ishullin Skomer të Uellsit, afër bregdetit të Pembrokeshire-s.

Zyrtarët që merren me vëzhgimin e kafshëve dhe shpendëve në këtë pjesë kanë thënë se lepujt janë pjesë e rëndësishme e ushqimit për pulëbardhat.

“Lepujt janë ushqim i rëndësishëm për to, kur nuk kanë mundësi të ushqehen me zogj të tjerë apo me të vegjlit e tyre”, thanë ata.

Ishulli ku u incizua ngjarja është vendbanim i shumë zogjve të detit. Për një banor atje ekzistojnë 4,400 zogj deti, shkruan “Daily Mail”.

Pulëbardhat fluturojnë shpejt dhe kanë këmbë të shkurtra. Jetojnë në brigjet e deteve dhe liqeneve dhe ushqehen edhe me peshq.

Burimi

Back to top button