Magazina

Momente nga plazhi dhe jeta e natës, Luana ndanë pamje nga pushimet luksoze në Mauritius

Moderatorja shqiptare ka kohë që ka pauzuar nga puna si moderatore dhe kështu po i dedikon më shumë kohë jetës private.

Ndërkohë, Luana Vjollca, ka zgjedhur jo vetëm ta kalojë kohën por edhe ta shijojë atë.

Së fundmi, ka ndarë disa postime në storien e saj në Instagram e cila ka treguar se ka shkuar në pushime.

Luana Vjollca, po pushon në ishullin indian, Mauritius e cila iu ka treguar ndjekësve teksa ka publikuar imazhe dhe video se si po e kalon kohën atje.

Moderatorja shqiptare, ka zgjedhur të ndajë momente nga plazhi e deri tek jeta e natës në klube.

Ndryshe, ajo nuk ka zbuluar se kush po e shoqëron në pushime, gjë të cilën Luana nuk e ndanë asnjëherë me publikun./Lajmi.net/

Luana Vjollca shijon detin në pikë të dimrit

Luana Vjollca është njëra ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.

Ndërkaq ajo tash e disa muaj ka qëndruar shumë në hije duke mos prezantuar kështu asnjë emision televiziv.

Por gjithsesi ajo ka treguar se kjo qetësi e saj, ia ka vlejtur për diçka, pasi që ajo do të vi me diçka të re shumë shpejt.

E gjatë kohës sa është ende më e lirë ajo ka treguar se është duke shijuar kohën më të mirë të jetës së saj.

Duke udhëtuar e vizituar vendet më të bukura të botës.

Ajo që ra në sy së fundmi është një foto që ka postuar Luana ku është duke bërë plazhë në pikë të dimrit./Kosovarja/

‘Jam e ëmbël si sheqer’ Luana Vjollca ekspozon gjoksin si asnjëher më parë

Ajo dinë të duket bukur dhe atraktive në secilën mënyrë, madje edhe e veshur me pizhama.

Bëhet fjalë për moderatoren, Luana Vjollca, e cila iu është bashkuar emrave të njohur që këro ditë kanë bërë urime në rrjetet sociale.

Prezantuesja nga Shqipëria, krahas urimeve për Krishtlindje ka sjell edhe disa imazhe tejet provokuese, e ku dukej më në formë se kurrë më parë.

E veshur në pizhame të zbërthyera tek gjoksi, Luana kompletoi dukjen me grim të theksuar, aksesor, teksa flokët e gjata i la të lira mbi supe.

“Jam e ëmbël si sheqer, këtë këngë po dëgjoja këtu”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazheve./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button